• |
ide | kryesore

Arrestohet në kufirin grek i riu shqiptar. Donte të trafikonte 130 kg kanabis

Lajme


Një shqiptar u vu në prangat e policisë greke pasi u kap duke ruajtur 130 kg hashash në një pyll të Kosturit. Droga ishte ndarë në 29 pako, të cilat ishin fshehur brenda 6 valixheve dhe një thesi. Sipas autoriteteve atje, droga peshonte 129.97 kilogramë. Policia gjithashtu konfiskoi një telefon celular. 27-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Greqi, do të paraqitet në Prokurorinë e Kosturit për t’u njohur me akuzat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *