• |
ide | kryesore

“Lidhe rripin Kiki,” Veliaj kopjon Kryetarin e Bashkisë së Oklahomës

Lajme


Ditët e fundit në internet u bë virale një foto nga Oklahoma. Pas aksidenteve të shumta që kanë ndodhur rrugëve, kryetari i bashkisë David Holt vendosi të sensibilizojë qytetarët duke shkruar në tabletat e rrugëve “Buckle up Keke, Stay in your car,” që do të thotë “Lidhe rripin Keke, rri brenda makinës.”

Kjo tabelë u pa si nevojë pasi shumë të rinj, për të realizuar sfidën #InMyFeelingsChallenge dilnin nga makina në rrugë duke kërcyer.

Megjithëse aksidente nuk kanë ndodhur ende në Tiranë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj nuk i ka rezistuar tundimit të kopjojë këtë mesazh dhe ta përshtasë për shqiptarët.

“Lidhe rripin Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!” shkruhet tashmë në mesazhet rrugore të Tiranës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *