• |
ide | kryesore

Itali, i riu shqiptar i vë flakën lokalit, pasi nuk i dhanë më për të pirë…

Lajme


Kishte shkuar në lokalin e natës i dehur. Një 29 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka kryer një akt vandal në njërin prej lokaleve të natës në qendrën e qytetit të Casale Monteferrano-s, akt i cili mund t’i kushtonte jetën shumë personave.

I riu shkoi për të pirë në lokal dhe pavarësisht se banakieri i kishte dhënë disa gota, më tutje situata ka përshkallëzuar. Punonjësi ka refuzuar t’i japë të tjera pije alkolike shqiptari, i cili dukshëm është nervozuar, aqsa i ka vënë flakën lokalit.

Menjëherë është thërritur zjarrfikësja, punonjësit e të cilës kanë arritur të shuajnë shpejt flakët, duke minimizuar dëmet.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi të riun shqiptar. Dëmet e regjistruara kanë qenë vetëm materiale dhe kanë shkuar në rreth 500 euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *