• |
ide | kryesore

Shefi i policisë ia merr valles i dehur, shikoni si i qëllon vartësit me shkop (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar bashkë me kolegët e tij në një festë, ku shfaqet i dehur dhe me një shkop në dorë. Për më tepër ai ishte i veshur me uniformën e tij të policisë.

Pamjet jane transmetuar nga ABCNEWS. Nuk dihet rrethanat, ndoshta ai është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës, por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

“Policët që duam” duhet të jenë pa bark të fryrë. Shefi e plotëson këtë kriter. Por paska ca dëshira të tjera. Folklori, vallja e me to bashkë edhe pak raki.

Ja, ky qingj largohet nga vallja e ahengut të improvizuar. Me siguri do t’i bashkohet më vonë tryezës, por i shkuar në hell.

Prandaj dhe shfaqet për disa sekonda e vetmja femër.

Këto skena i kemi parë te filmi, “Përrallë nga e kaluara” bazuar në veprën e Çajupit.

Megjithëse një shekull më parë, tradita ruhet. I njëjti version i komedisë shfaqet edhe në ditët e sotme.

Këtë herë, me njerëz realë dhe me drejtues të policisë vendore të Delvinës.

Si punojës policie do dhe rregull. Nuk i pëlqen dridhja e vitheve të kolegut, prandaj një përkëdhelje me shkop e bind se valleja do ecë sipas ritmit dhe zakonit.

Shefi i “detyron” nën kërcënimin e shkopit të gjithë vallëtarët të ulen përtokë. Njëri del nga rrjeshti dhe shkopi për këtë punë është. Por tani është tepër vonë, vallja ka kaluar në “Kala Dibrançe”. Fundja pse jo?! Edhe ajo e traditës është.


1 Comment

  1. lere fare o abc rama news,shefin e tyre e an trafikant droge ,kryeshefin qelbesir e kokainist e merreni me kete kanabis korres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *