• |
ide | kryesore

Probleme në zemër për kampionin e Milan

Sport


Lajme të këqija për Ivan Strinic: mbrojtësi kroat i Milan është detyruar të ndalet për një problem në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqezi në një notë zyrtare: “Ivan Strinic vuan nga një fazë fillestare e ipertrofisë së muskulit kardiak, që kërkon kontroll të detajuar, pas një periudhe qetësie. Për këtë arsye lojtari duhet të ndërpresë përkohësisht aktivitetin sportiv”.

I ardhur në Itali në 2015, kur Napoli e mori nga Dnipro, 31vjecari ka lindur në Split dhe ka firmosur me kuqezinjtë me parametër zero, pas një sezoni me Sampdorian. Mbrojtësi ka bërë edhe një Botëror pozitiv, duke arritur deri në finalen e humbur me Francën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *