• |
ide | kryesore

Kokaina si biznes familjar, në pranga shqiptari dhe dy djemtë e tij në Itali

Lajme, Të fundit


Një familje shqiptare është surprizuar nga policia italiane, pasi trafikonin lëndë narkotike.

Siç raportojnë mediat italiane babai dhe dy djemtë e familjes shpërndanin kokainë në zonën e San Mauros Pascoli.  58 vjeçari  M. H., kryefamiljari shqiptar u dënua me 16 muaj burg dhe 800 euro gjobë, ndërsa dy djemtë e tij (28 dhe 33 vjeç) u ndoqën të lirë .

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia arriti të gjente rreth 20 mijë euro, 30 gr kokainë e pastër dhe një peshore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *