• |
ide | kryesore

Vrasja në Shkodër, arrestohet autori i krimit

Lajme, Të fundit


Policia e Shkodres arrestoi autorin e dyshuar te vrasjes se nje 55-vjecarit, ngjarje e ndodhur rreth ores 19:15 te dites se djeshme ne lagjen “Mark Lula”. Kapja e Alfred Pllumbaj 33 vjec, me banim ne lagjen ku ndodhi krimi, u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia.

Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve.

Policia thote se vrasja dyshohet te kete ardhur pas nje konflikti per motive te dobeta mes autorit dhe viktimes Prendush Fusha, fqinj me njeri-tjetrin. Ai humbi jeten si pasoje e goditjeve te marra me thike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *