• |
ide | kryesore

Hesht deputeti i akuzuar për lidhje me Shullazin, bëjnë deklaratë deputetet femra të PS-së

Lajme, Të fundit
selia-ps.jpg


Partia Demokratike tha sot se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala lidhet me denoncimet që ajo i ka bërë lidhjeve të deputetit të PS-së, Jurgis Cyrbja me bandën e Emiljano Shullazit. Vetë deputeti i Durrësit, Cyrbja, s’ka bërë asnjë reagim der më tani, ndërkohë që nga selia rozë u shpërnda një deklaratë e grave deputete të PS-së. Ato solidarizohen me Klodiana Lalën dhe dënojnë ngjarjen e rëndë.

 

“Është e patolerueshme dhe e pafalshme që jo vetëm sulmohet një gazetare, por dhuna drejtohet edhe karshi familjarëve. Sulmohet një grua, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar me profesionalizëm e ndershmëri misionin e gazetares. Sulmohet një nënë. Sulmohet liria e fjalës dhe e shprehjes.  Ne, deputetet e Partisë Socialiste nuk e pranojmë dhunën dhe nuk heshtim ndaj akteve të tilla kaq të rënda”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.


4 Comments

  1. Partizanet e rilindjes ne ilegalitet u erdhi zeri . Keta qelbin e kane brenda, e na bejne thirrjr per te gjetur kriminelet, kur vete keto po i shtojne e zhvillojne. per zullumet e tjera qe na kanembytur, ado e ngrejne ndonje here ? Mendoj se kurre,,,,,,se keta jane ushtare te bindur te te keqit, ideatorit te rilindjes se qelbesirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *