• |
ide | kryesore

Rama prezanton rubrikën e re në ERTV

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka shtuar një tjetër rubrikë në televizionin e tij online, ERTV. ‘Përgjigja ime’, quhet kjo rubrikë, në të cilën Rama zgjedh një prej komenteve në faqen e tij në Facebook dhe u kthen përgjigje përmes një videoje. Ja çfarë shkruan ai teksa ka përzgjedhur komentin e ditës nga një qytetar.

Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta.
Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit?

Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës?

Shpresoj t’ju pëlqejë.


8 Comments

  1. E paska rritur gamen e mashtrimit,, kujto se po na ben ushtare partie. Rol te bukur ka gjetur e zbuluar, komunikimi,,,po zgjidhja kur behet per tere mashtrimet e deri soteme? Mos shih enderra, por merr leckat e shko nga ke ardhur, e tregove vehten se sa KM i degjeneruar ishe dhe je, andaj UDHE E MBARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *