• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Eni Vasili nis sezonin e ri në Top Channel, emision me logo të re

Lajme, Të fundit


Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisioneve politike, Eni Vasili, i bashkohet familjes së madhe mediatike të “Top Channel”.

Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme, Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv./tch


5 Comments

  1. Nuk e kam dhene idene se me pelqen ERTV, kurre, por levizja e z ENI tek simotra e ERTV, me shtyu ta bej ate koment. Nuk kam shprehur kenaqesi per ndonje plakush, a per ndonje tjeter, por edhe rruga e tv qe ka shkuar zonja ka qene e ngjeshur me politiken, e ne sherbim tesaj, duke dale nga rruga e drejt informimit. Suksese ENIT, por te ruaj qendrimin qe duhet te kete gazetari.

  2. Tope cenlli -i mblodhi tere gazetaret dhe gazetreet sahan ,bythlepirst e qeverise ,shikoni kur te marri dhe -Inva Taren -Selamit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *