• |
ide | kryesore

Dy adoleshente largohen nga shtëpia, policia dyshon se…

Lajme, Të fundit


Policia e Dibrës ka publikuar denoncimin e një 61-vjeçari i cili ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e vajzës dhe mbesës së tij.

Policia thotë se babai me iniciale D.P nga fshati Lishan i Poshtëm ka shpjeguar se prej datës 3 shtator nuk i është kthyer në shtëpi vajza 15-vjeçare me iniciale A.P.

Bashkë me të është larguar edhe mbesa 19-vjeçare me iniciale Xh.Sh. Policia thotë se po punon për gjetjen e tyre ndërsa pista kryesore është ajo e largimit nga banesa.

Dyshohet se vajzat janë larguar drejt Maqedonisë. Nuk përjashtohet as pista e mashtrimit të vajzave nëpërmjet rrjeteve sociale. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *