• |
ide | kryesore

Greqi, nëna i kërkoi ta punësonte, pakistanezi përdhunon 14-vjeçarin shqiptar

Lajme, Të fundit
perdhunim minorene.jpg


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një minoren shqiptar është përdhunuar nga 31-vjeçar pakistanez. Sipas mediave greke, nëna e djalit 14 vjeç ia besoi djalin 31-vjeçarit me origjinë nga Pakistani në punë.

Ngjarja ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ndërsa familja shqiptare ishte rezidente në Megara. Nëna e 14-vjeçarit i kishte kërkuar pakistanezit që punonte në një kompani me të huaj që të merrte dhe djalin e saj për punë sezonale.

Të premten djali që kishte qëndruar me pakistanezin, telefonoi të ëmën duke i treguar ngjarjen.
Menjëherë nëna e minorenit shkoi në Korint dhe denoncoi ngjarje në polici.

Si pjesë e hetimeve paraprake, fëmija ekzaminuar nga një mjek ligjor, i cili arriti në përfundimin se ka ndodhur përdhunimi dhe i huaji është arrestuar. Policia greke po vazhdon hetimet dhe po verifikon të kaluarën e pakistanezit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *