• |
ide | kryesore

Kryeministri shkarkon kreun e Hipotekës së Fierit

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, tha se për shkak të numrit të ankesave ka vendosur shkarkimin e kreut të Hipotekës në Fier, Petrit Kanani dhe ka nisur hetim administrativ për zyrën e Hipotekës në Kavajë.

“Kur pashë këtë raportin e sotëm i kam kërkuar shkakrkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje. Puna e platformës çalon vetëm tek rubrika e pushtetit vendor. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive pa dallim, por sidomos atyre të krahut tjetër, që të marrin masat, ti përgjigjen platformës sepse do t’i nxjerrim me emër dhe mbiemër dhe raste qytetarësh”, u shpreh Rama.


2 Comments

  1. Hahahaahah. Vetem ketu ka kompetence kryeministri. I beri fertele hipotekat. I ka zone te lire veprimi ato. Pse nuk hyn ne OSHEE, ne tatime, ne dogane, tel aluizmi, tek arsh, lojerat e fatit. S’mund ti heq diten njerezit e tij besnik, me te cilet ndan leket naten.

  2. Nje krye(kar)minister qe merret me nje nenpunes . Tani ose ky ka pazare per te mbaruar dhe do veje njeriun e tij besnik ose eshte terror i mirfillt . Ky i bene punet sikur me qene sulltan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *