• |
ide | kryesore

Lëviznin në rrugë më armë pa leje, dy të arrestuar në Fier dhe Vlorë

Lajme, Të fundit


Policia godet dy raste të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonin me armë zjarri në qytet, arrestohen në flagrancë dy persona, sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Në vijim të luftës kundër kriminalitetit për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Fier , kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të dy personave të cilët qarkullonin me armë zjarri nëpër qytet.

Arrestohet nga Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar “FAST”, shtetasi Ilir Birçaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytet. Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

Ndërsa nga Policia e Fierit arrestohet shtetasi Baftjar Bushi, 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “8 Shkurti” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilën e mbante pa leje. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë dhe Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *