• |
ide | kryesore

‘Shfryhet’ aksioni i policisë në Shkodër, gjykata u jep vetëm 30 ditë burg tre të arrestuarve. Njërin e dërgon në shtëpi

Lajme, Të fundit


Të arrestuarit në Shkodër dy ditë më parë kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Ndonëse arrestimi i tyre u konsiderua si goditje ndaj krimit dhe arrestim ‘të fortësh’, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masa sigurise të lehta ndaj tyre. Tre nga të arrestuarit morën 30 ditë burg, ndërsa një tjetër u la në arrest shtëpie. 

Përkatësisht me 30 ditë arrest me burg kanë marrë:  Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjec, Emrah Plaku, 22 vjeç, Erogen Brajoviç, 36 vjeç.  Ndërsa për Astmer Bilali, 29 vjeç, është dhënë masa arrest shtëpie.

Mbi ta rëndojnë akuza vetëm për armëmbajtje pa leje. Gjatë këtij aksioni u sekuestruarn: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 6 mjete të blinduara, rreth 800 fishekë, 1 armë e ftohtë, 10.500 euro, 3 makina lojërash fati, njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB, telefona celularë dhe karta telefonike, 2 veshje antiplumb. Por policia nuk ka dhënë informacione se ku dhe kujt i janë sekuestruar armët dhe mjetet e mësipërme,

 


3 Comments

  1. Keta jane kap ne flagrance per vrasje, dhe kane dale nga burgu. Jo me tani, qe kane hyre 72 ore ne negociata, te pranojne 1 muaj burg.
    Kush do i arrestoj Rama apo Xhafa. Te dy kane vdekur, zere se nuk ekzistojne.
    I fusin nga 1 muaj, qe ti bejne me te forte.
    Dmth 6 vrasje u mbyllen me 1 muaj burg.
    Bravo, qeveri e forte.

  2. Po nje muaj futni ne burg nje qe nuk ka vene rripin e sigurimit qe i jep policit njezet mije lek te qelbura,nje qe shet majdanoz dhe qe nuk u bindet urdhrave te policise,kurse keta qe i quajten kriminele kur dilnin ne showt mediatike duke u fryre qe ne kemi shkaterruar grup kriminal nje muaj .-Operacioni u shfry si flluske sapuni,ose;keta jane te lidhur me drogaxhinjte e shtetit .ose kane kapur te pafajshmit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *