• |
ide | kryesore

Kush është Flamur Haka, i njohur ndryshe si “Tuku”, një nga të ndaluarit nga aksioni policor në Krujë

Lajme, Të fundit


Një nga personat e ndaluar gjatë aksionit policor në Nikël të Krujës është Flamur Haka. Gjithashtu, mësohet se janë ndaluar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Haka, si edhe disa persona të tjerë.

Flamur Haka, njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është ‘koka’ e grupit kriminal të Niklës, që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Flamur Haka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi. Për këto vepra ai u dënua me 16 vjet burg.

Sakaq, vazhdon bastisja e shtëpive të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjesë e grupit të Niklës. Në aksionin e policisë e që drejtohet nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, janë përfshirë edhe forcat speciale të Policisë, RENEA dhe FNSH.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *