• |
ide | kryesore

Shpërthimi i shtyllës elektrike, arrestohet 20-vjeçari në Kukës

Lajme, Të fundit


Një 20-vjeçar u ndalua nga policia pasi dyshohet si personi që i vendosi një sasi tritoli një shtylle në Kalimash, duke lënë pa energji një zonë të madhe.

Burime zyrtare nga Policia e Kukësit thanë se kanë identifikuar dhe arrestuar 20-vjeçarin Feim Lugia, banues në fshatin Kalimash.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.” – njofton Policia e Kukësit.


1 Comment

  1. Nuk ka ndonje komentues nga ata te Mamurasit apo Fushkrujes qe po ti bej thirrje Saliu per dy ore rezojne qeverine!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *