• |
ide | kryesore

Dy raste dhune në Durrës/ Vjehrri rreh nusen, djali dhunon babanë

Lajme



Dy raste dhune në familje janë regjistruar nga Policia e Durrësit.

Në dy raste e veçanta, protagonist një herë ka qenë vjehrri për dhunën fizike ndaj nuses, ndërsa në rastin tjetër, djali ka rrahur babanë e tij.

Nga ana e Policisë, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për viktimat.

Komisariati i Policisë Durrës

  • Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. P., vjeçe 39, banuese në Durrës, pasi vjehrri, shtetasi F. Z., vjeç 67, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B. F., vjeçe 67, banues në Durrës, pasi djali S. F., vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *