• |
ide | kryesore

Absurdi në Shqipëri, çmimet rriten, rrogat në vendnumëro

Lajme, Të fundit


Prej vitesh në Shqipëri rrogat janë në vendnumëro, veçanërisht në sektorin privat, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten vit pas viti. Kjo ka bërë që ekonomia të futet në një rreth vicioz ku rënia e të ardhurave i detyron njerëzit të blejnë më pak. Sipas INSTAT-it Shqipëria ka pagën mesatare muroje neto më të ulët në Europë, vetëm 290 euro, ose 40 mijë lekë të reja.

Ekspertë të ekonomisë thonë se kontributi dhe përpjekjet që bëjnë punonjësit nuk shpërblehen paga që të përballojnë shpenzimet dhe të jetojnë mirë si dhe t’i motivojnë të punojnë në sektorin privat.

“Sektori privat nuk e kupton qe mbajtja e rrogave të ulëta godet në radhë të parë vetë sipërmarrësin”,- u shpreh per TCh, Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Në 2017 rrogat në sektorin publik u rritën me gati 10%, në privat ato janë thuajse të pandryshuara.

Biznesi justifikohet me atë se janë nën presionin e taksave, konkurrencës në rritje, produkteve dhe çmimeve rajonale që janë më të lira se në Shqipëri.


2 Comments

  1. Te levdohesh per rritje ekonomike, me mashtrime e zmadhime, me kete realitet, eshte si puna e gjelit maje pjehut, keshtu po na del edhe kallem rrenacaku per ekonomine, qe e shohim te gjithe se sa para per te jetuar e lare taksat ka ne xhep qytetari. Kete duhet te shohe mashtruesi, e jo te genjeje se jane hapur vende pune, e prockulla perrallash. Ne si popull jemi nga mete varferit ne rajon, ne paguhemi me pak, ne cmimet i kemi me te lartat, ne taksat i kemi nga me te lartat, e cfare tjeter duhet qe me se tia ngushtosh lakun ne fyt ketij populli, e del e thote eshte rritur ekonomia psikopati.

  2. Jo vetem çmimet por edhe taksat (vendore dhe qendrore) jane rritur ndersa rrogat ne vend numero .
    Thuaja kete gje po deshe te gjatit tone dhe shiko se si do te pergjigjet nepermjet ciu ciut dhe 3D-ve .
    Ketu nuk ka varferi por mjerim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *