• |
ide | kryesore

Hetimet italiane/ Kush është organizata kriminale në Vlorë e lidhur me Sacra Corona Unita?

Lajme, Të fundit


Mediat italiane publikojnë të tjera detaje rreth grupit kriminal të goditur nga policia sot në Bari, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. 

Agjencia e lajmeve “Ansa”, raporton se emri i operacionit “Drug boat”, erdhi pasi grupi përdorte një gomone të fuqishme, e cila në mënyrë të përsëritur është përdorur nga anëtarët e klanit jo vetëm për transportin e drogës, por edhe për pushime, fotot e të cilave i kanë publikuar në Facebook.

”Ansa’ shkruan se hetimet kanë zbuluar shkëmbime të vazhdueshme midis një organizate kriminale të bazuar në Vlorë, e lidhur gjithashtu me Sacra Corona Unita.

Hetuesit ishin në gjendje të instalonin një GPS në anije, falë të cilave ata ndoqën lëvizjet e shumta të saj. Në bordin e anijes, klani dërgoi gati 700 kg marihuanë në Bar në vitin 2016, me një vlerë totale prej pesë milionë eurosh.

Ndër bazat logjistike të klanit ishin një strehë pranë një kishe, ku ruhej anija dhe dy shtëpi të braktisura, ku ruhej droga dhe municionet.

Hetimet nisën në vitin 2015 me arrestimin e Michele Gambria, i cili u kap me 15 kg hashash dhe 8 kg marijuanë. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, çka çoi në çmontimin e klanit mafioz.


3 Comments

  1. Arritjet e Rilindjes jane te vazhdueshme, kembengulese dhe evidente.
    Ne momentin qe rilindja e heq kemben nga gazi i trafikut te hashashit , krimit, korrupsionit, etj do te bjere nga pushteti.
    ditet ne vijim do kene ngjarje te reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *