• |
ide | kryesore

Historia e gruas nga Burreli, 9 vjet nuk i jepnin kartë identiteti

Lajme



Emisioni BOOM këtë të enjte i ka dhënë zgjidhje rastit të një banoreje nga Komsi i Burrelit. Bëhet fjalë për zonjën Lindita Kurtaj, e cila prej 9 vitesh është sorollatur nëpër zyra për të nxjerrë një kartë ideniteti.

Sipas deklarimeve të saj, ajo ishte pajisur njëherë me kartë identiteti kur u bënë kartat në fillim, por ajo kartë kishte dalë me të dhëna të gabuara, pasi të dhënat e Lindita Kurtajt ishin ngatërruar me ato të një shtetaseje tjetër nga një fshat aty afër, që quhej Lindita Kurti.

Në lidhje me rastin, gazetarja e BOOM iu drejtua njësisë administrative në Koms, por administratorja tha se ishte e re dhe nuk kishte dijeni për rastin. Të njëjtën përgjigje gazetarja mori edhe nga punonjësja e gjendjes civile dhe nga punonjësja e kompanisë Aleat në bashkinë e Matit.

E vetmja mundësi për të zgjidhur këtë rast është Tirana.

Gazetarja kontaktoi me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithsme të Gjendjes civile Bledar Doracaj, i cili sapo kishte marrë informacionin nga BOOM i kishte dhënë zgjidhje rastit, duke pajisur zonjën Lindita me kartë identiteti.

Doracaj na shpjegon se shkak për mos pajisjen e zonjës me mjet identifikues ishte mosinformimi i saj nga institucionet, pasi ajo duhet të paraqitej në komisariatin e policisë Mat për të bërë kallëzimin sipas formës së kërkuar nga ligji, duke plotësuar të dhënat e saj sipas kartës së vjetër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *