• |
ide | kryesore

Artan Hoxha jep një tjetër version për krimin e trefishtë në Bllok

Lajme, Të fundit


Ndërsa orët e minutat kalojnë, gazetari Artan Hoxha, zbardh detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë ku u vra Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin.

Duke folur për Report Tv, ai thotë se, grupi i komandos Marvjol Bilo, që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë.

Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.


9 Comments

  1. artan topuz hogja dhe anila basha e report tv bythqir rilindas.ky me anila bashen kan qellim te mshefin dhe pshtjellin ngjarjen.mbrm u fol se martiaj ishte deshmitar kunder shullazit pra shokut te edvinit dhe saje qorr tahirit.tash sajuan ket me elvana gjaten.

  2. Nuk di cfare duhet te ndodh akoma qe ky kryeminister, kjo qeveri te reagoje. Skandale per dite, krime , presione kercenime nga kontigjente kriminale me rrezikshmeri te larte. Kriminele te kthyer ne biznesmene, por qe ngelen ordinere. Emra te folur e sterperfolur, dhe qe levizin lirshem ne mes te TR te armatosur dhe me probleme me drejtesine.
    Vetem kur behet muti mullar, pasi vriten per te disaten here ne mes te qytetit , live ne sy te dhjetera deshmitareve nxjerr koken shteti.
    Nje shtet i tulatur, i dorezuar perpara disa elementeve ordinere, qe nuk i duhen askujt.
    Keshtu eshte cdo qytet i Shqiperise.
    Kurse kryeministri ne vend te beje punen qe duhet te bej, pispilloset, ben humor e batuta, hedh video qesharake sikur jetojme ne suedi, dhe jo ne xhungel , sic e ka bere Shqiperine.
    Ministri i brendshem, i mefshte, qe punon me hapin e breshkes, totalisht i paorientuar.
    Deri kur keshtu!!!!!

    1. Deri sa te vi perseri berisha, se ai i ben zap bandat. Ne kohen e tij nuk kishte shanc te ndodhnin keto qe ndodhin sot. C eshte kjo qe ndodh tani? Cdo jave e nga nje i vrar. Me keto ritme as i afrohen fare kohes se demokratve, duhet me shume pune nga kjo qeveri qe te kapi ritmin e dikurshem qe ishte cdo dit nga 2-3.

  3. Filloje ky kokemishi te trazoje -corben-.Ta beje lesh arapi kete ngjarje per te humbur gjurmet e te ty grupeve rivale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *