• |
ide | kryesore

Flet avokati i Ervis Martinajt: Ai nuk mban armë, por hyri për të ndarë sherrin

Lajme, Të fundit


Vijon të flitet për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të Tiranës ku u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato të cilëve u është komunikuar arrestimi në spital. Në kërkim janë shpallur Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i vrasjes, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Mirash Martini, avokati i Ervis Martinajt dha një tjetër version për ngjarjet i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV.

Martini u shpreh se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se sipas tij ai është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos Nerviol Billo dhe viktiës Fabjol Gaxhaj. Avokati tha se Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit, Popescu kur ka nisur sherri.

“Klienti im është jashtë rrezikut për jetën, por policia ende nuk i ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur dhe se ai ka qenë në banak. Gjithçka ka zgjatur pak sekonda dhe Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin.

Përplasja ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martinaj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martinaj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij. Mes tyre kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martinaj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me Popescun.

Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë…nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte nisur për te lokali “Monpol”, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë diçka. Nuk e di se për çfarë është ndalur Ervis Martinaj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vete”, – tha avokati i Ervis Martinajt.


3 Comments

  1. o avokat mirash po ti qenke mbshtetje ligjore e killerit te tiranes ervis martinit. Po tani si do ta nxjerresh se nuk ka me gjykates ku te trokasesh per ta liruar pasi i ka pastruar vettingu. Bile vettingu duhet ti behet dhe ketij avukati. Padyshin qe ky ka para e pasuri te vene ne menyre te paligjeshme.

    Keta jane juristat e shkolles se pershpejtuar qe mori berisha nga malet e pukes dhe tropojes dhe i beri milionere .
    Ky avukati thote ervis martini nuk ka qene ne sherr por ka qene rastesisht ne konflikt.
    Si ka mundesi more avukat qe sa here qe ka ngjarje kriminale me vrasje ervis martini ndodhet aty apo i ngjiten atij mbrapa krimet.

  2. O psikopat-neri-Avokati e ka per detyre te ngrere c’do alibi per ta fituar klienti i tij gjyqin .Shikoje nje here mire o te placin syte.Avokate te shkolluar nga Berisha jane keta apo jane hetuesit ,operativet e sigurimit te sistemit tuaj o injorant qe u licensuan duke ngritur nga nje zyre avokatie .Shikoe mire ne foto..Apo dhe per kriminelet e -ridhjerjes -fajin e ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *