• |
ide | kryesore

Porosi amerikane në Tiranë, zv.ambasadorja: Hetoni Saimir Tahirin!

Lajme, Të fundit


E ngarkuara me pune e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila zëvendëson përkohësisht ambasadorin pas largimit të Donald Lu-zë, bëri apel sot për të hetuar lidhjet e politikës me krimin. Mes të tjerash ajo përmendi edhe emrin e Saimir Tahirit.

“Duhet të vijojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Shullazit. Brezi i korruptuar duhet të largohet së shpejti dhe ju duhet të ndërtoni një sistem të drejtë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që përdorin opozitat e tyre për t’u pasuruar”, tha ajo gjatë fjalës në ceremoninë e diplomimit të 16 magjistratëve të rinj.

Po kështu ajo kërkoi edhe zhbllokimin e menjëhershëm të punës për ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

©LAPSI.al 


3 Comments

  1. hahahhaahahhaha
    Vazhdon gallata ne ambasaden ne Tirane.
    Tall trapin Rama u jep noi lek ktyre, dalin kta sikur bojn noi pun gjoja. Skenar bolshevik komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *