• |
ide | kryesore

Gazeta britanike: Franca bllokon negociatat me Shqipërinë, krimi dhe korrupsioni në nivele të larta

Lajme, Të fundit


Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik. Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria. “Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.


6 Comments

  1. C’po ja fusin kot keta imperialisto-revizioniste. Pyesni ate kinezin Lu dhe vlahutino-mogherinin e kompani.
    Vite suksesi ne lufte ndaj trafiqeve droges e korrupsionit. Jane arrestuar peshqit gjigande si babale alizoti rrahja etj. Tallet tani Europa me ne. Turp te kene monitoruesit e saj qe i ngrene keto probleme pasi del tymi mbi cati.

  2. Po qe ta kuptojm… Ju po jepni lajmin apo po kenaqeni nga lajmi? Gazet idiote qe me perrallat e shullakut duan te ven ne gjum militantet e te shohin endra me deshtime.

    1. Me pare nje pyetje ju lutem ky quhet Shullaku apo Shkullaku mokrar ky quheshin rrace budallenjsh dhe me partishmeri ne kohen e Dulles ,un jam djal tirone por njof ca me mbiemrin Shkullaku ne kombinat spiuna e rrace baxhello ,kam be ushtrine ne xhenjo dhe kisha nje shkullak oficer. Ishte bastard

  3. Ne si qytetare na intereson integrimi sa me shpejt e jo pritje pa fund. Pa inegrim nuk do kete ndertime strategjike investitore te huaj potenciale. Si rrjedhim punesim rritje paga e pensione. Prandaj nuk na pelqejne keto lajme nga bota. Po ty cfare te intereson o i pa emer. As drita as uje as buke vetem qeveritaret ti kemi mire me shendet.
    Lere militantizmin vetem diten e votimet. Qytetaret duhet ta shkundin qeverine per mos ta zere gjume.

  4. Për Ramelen qënka lajm i gëzuar dhe duhet festuar, sepse , gjithmonë, ky biçim i sheh gjërat me kokë poshtë. Po na pranuan , ai do të mbajë 3 ditë zi e më zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *