• |
ide | kryesore

Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

Lajme, Të fundit


12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan. Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja.

Ndërkohë 6 programe të tjera janë në rrezik mbyllje, mes të cilave gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia. Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” rrezikojnë të mbyllen katër programe si degët Matematikë, Fizika, Kimia por dhe Italishtja të cilat kanë regjistrime minimale.

Roland Zisi: “Faktorët nuk lidhen me aspekte të brendshmë të universitetit.”

Rreth 290 studentë janë regjistruar pas fazës së dytë në Universtin e Gjirokastrës, nga 805 që ishin kuotat e miratura.

6 programe studimi, rrezikojnë të mbyllen. Drejtuesit e Universitetit japin si shkak vendosjen e mesatares 7 për mësuesinë.

Jani Dine: “Ne kemi shqetësim për mësuesinë, që aktualisht ka një numër të ulët regjistrimesh. Ndoshta një prej faktorëve që ka ndikuar mund të ketë qenë dhe vendosja e mesatares 7-të.”

Këtë vit, regjistrimet e reja në Universitetet e rretheve janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit./ora news


3 Comments

  1. iku krejt populli ke ta qoi ne universitet roshin,frrokun,ndoken,ballen,regjeü e rrahman rrajen,xhisielen qe i kan nga 10 diploma

  2. Cfare mesatare 7 mor,po ku do punojne keta mesues kur s’ka nxenes.Sot ka mesues qe kane nga 25 vjet ne pune dhe dalin nga sistemi se s’ka klasa ju doni me nxjere te tjere,apo te punojne kamarjere.

  3. Duhen hapur shkollat e -partise-keto dege le te mbyllen, nuk na duhen tani, na duhen komisare ,sekretare organizatash ,sekretare byrosh ,sekretare te pare,sekretare rinish ,kryetare te bashkimeve profesionales sepse keto i” duhen” sot vendit se ky vend po qeveriset nga pjella e atyre qe e mbajten ne diktature kete vend per 50 vjetdh ky vend po kalon ne nje sistem nje partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *