• |
ide | kryesore

Rama takon Macron, flasin për vizitën e Presidentit francez në Tiranë

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin francez, Emannuel Macron, gjatë Samitit të 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Erevan të Armenisë.

Videon nga takimi e ka publikuar në Instagram vetë Rama, ku shkruan: “Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë”.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe qeverive (nga të cilat 58 shtete anëtare dhe 26 me status vëzhguesi), të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.


6 Comments

  1. Kujto se po e zbut dacken franceze per pranimin ne EU, dhe na nxjerr foto qe te thote neser, se jane genjeshtra ata qe thone se franca eshte kunder hyrjes se qeverise shqiptare ne EU.Si funderrine politike, po ne fund do mbetet, genje ketu, por ata do ia plasin edhe me keq ketij pushtuesi qe i ka bere venditzine, ekonomike, zine e sigurise publike.

  2. E ka ndërmjetësuar Sorros këtë takim, por kjo nuk do të thotë se francezi do të tolerojë edvin drogën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *