• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj emëron një tjetër zv.ministër. Shkon në 79 numri total

Lajme, Të fundit


Në qeverinë e Kosovës vazhdojnë emërimet e zv.ministrave të rinj. Mediat në Prishtinë raportojnë se ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është emëruar në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zëvendësministrave, plot 79. Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra. Numër ky komplet jashtë çdo realiteti, por që ilustron më së miri modelin e ndarjes së pushtetit si trofe lufte nga partitë në koalicion.

©LAPSI.al


2 Comments

  1. prodhim i kristaq rames,ramizit,ruqit esht edhe ky mut si dhjerja e stalinit rama e kaka e enverit thaqi.fatos nano me fatos klosin ju ben dhurat monstrat hashim e ramush kosoves kurse qelbin rama shqiperis.degjenerim total ne kosov e shqiperin e qelbur.

  2. Ta kisha ditur se në 10 vjet vetqeverisje do e katandisnit Kosovën në këtë derexhe, do ju kisha shpallur Rrepublik të pamvarur që në vitin 1981. Në 1998 do ishit duke mu lutur që t’ju a hiqja qafe kabinetin prej 106 palaçosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *