• |
ide | kryesore

Sulmi i Maradonës: “Messi nuk është lider, shkon 20 herë në banjë para ndeshjes”

Sport


Në kohën kur Barcelona po mendon ti rinovojë kontratën, Diego Maradona futet me taka lart ndaj Lionel Messi në lidhje me raportin e tij me kombëtaren dhe vendimi për ta braktisur momentalisht. “Për mua është e vështirë të flas, por është e kotë të konsiderosh lider një burrë që shkon 20 herë në banjë përpara një ndeshje – ka shpjeguar Pibe de oro – Messi është Messi kur luan për Barcellona dhe është një normal kur luan për Argjentinën”.

Maradona, që ishte trajner i Messi në Botërorin 2010, tani do ta linte jashtë skuadrës. “Nëse do të isha përsëri trajneri i Argjentinës? Nuk do ta thërrisja Messi, edhe pse kurrë mos thuaj kurrë, por duhet ti heqim presionin, duhet të gjejmë liderin që duam” ka deklaruar Maradona për programin “La Última Palabra México”.

Në të njëjtën kohë, ish-numri 10 ia njehë vlerat dhe mundohet që në fund të ulë dozat e sulmit. “Eshtë më i miri në botë bashkë me Cristiano Ronaldo”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *