• |
ide | kryesore

Kosova pret liberalizimin e vizave, rritet numri i aplikimeve për pasaportë biometrike

Lajme



Kosova është afër liberalizimit të vizave. Kësisoj deklarohen thuajse çdo ditë qeveritarët e vendit. Drita jeshile e dhënë nga Parlamenti Evropian afron edhe më shumë mundësinë e liberalizimit të vizave.

E gjithë kjo siç duket po ndikon në vetëdijesimin e kosovarëve që të pajisen me pasaporta biometrike, pasi pa një të tillë nuk mund të udhëtohet drejt Evropës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dallimi në mes vitit 2017 dhe 2018 sa i përket pajisjes me pasaporta biometrike është 66% më shumë këtë vit.

Ndërsa numri total i pasaportave biometrike që posetojnë qytetarët kosovarë është 1.051.612.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *