• |
ide | kryesore

Vrajse në Fier, i riu qëllohet për vdekje me thikë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me thikë një i ri, i cili ka ndëruar jetë. Krimi ndodhi në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’. Ai është i moshës 16 vjec. Trupi i pajetë i dërgua në spitalin e Fierit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një grindje mes viktimës dhe një tjetër personi.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar vrasjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur, D.V, 16 vjec.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.

©LAPSI.al 


1 Comment

  1. kafshet e edvinit vriten per dit nder vete,e kan nga lezeti per tu ber kurban te qelbesires rama,se ky dr adhamudhi i rilind perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *