• |
ide | kryesore

Korçë, 39-vjeçari i vendos flakën vetes brenda në makinë

Lajme, Të fundit



Policia ka zbuluar detaja të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhur pak para mesnatës së të shtunës në Korçë.

39-vjeçari me iniciale Gj.B., i ka vendosur flakën vetes brenda në makinë në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve.

Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raporton policia.

Fillimisht u raportua se makina është përfshirë nga flaka gjatë ecjes rreth orës 23:56 të mbëmjes së të premtes (19 tetor), duke djegur brenda drejtuesin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.


2 Comments

  1. Epo mire denoeni pas vdekjes te mos Varroset.O lamashe hetoeni per shkaqet dhe rrethanat qe e cuan ne vetdjegje o prokuroret e leshity.

  2. Epo mire denoeni pas vdekjes te mos Varroset.O lamashe hetoeni per shkaqet dhe rrethanat qe e cuan ne vetdjegje o prokuroret e leshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *