• |
ide | kryesore

Këshilltari amerikan i Sigurisë viziton Moskën: SHBA gati të tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore

Planet



Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, do të vizitojë Rusinë më 20 tetor, pas raportimeve se Uashingtoni po vazhdon drejt tërheqjes nga traktati i kontrollit të armëve bërthamore, trakat i arritur që nga periudha e Luftës së Ftohtë, dhe se ka akuzuar Rusinë për shkelje.

Gazeta Neë York Times shkruan se Bolton planifikon të paralajmërojë presidentin rus Vladimir Putin se administrata e Trumpit po përgatitet të largohet nga Traktati i vitit 1987 që ishte negociuar nga ish presidenti Ronald Regan gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Ndërsa The Guardian raporton se Bolton ka rekomanduar tërheqjen e Trumpit nga traktati.

Më 2014, Uashingtoni akuzoi publikisht Moskën për ndërtimin e një raketahedhësi, për të cilën SHBA ka akuzuar së është në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së vitit 1987, sepse i mundëson Moskës të bëjë sulm ajror ndaj Europës, shkruan Rel.

Rusia kishte refuzuar akuzat e SHBA-së dhe kishte shtuar se disa elemente të sistemit mbrojtës raketor të SHBA-së janë në kundërshtim me marrëveshjen.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *