• |
ide | kryesore

Dy ish-deputetët e PS kërkojnë veçimin e dosjes nga ajo “Vol-vo4”, ndërpritet seanca

Lajme, Të fundit


Paraditen e sotme, të shoqëruar me policë dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka kanë hipur në makinën e policisë për tu dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Sot është seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Avokatët kanë kërkuar që dosja e tyre të veçohet nga ajo e të arrestuarve në kuadër të operacionit Vol-vo4 për akuzën e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore. Ndërkohë Ndoka akuzohet për “tjetërsim prone”

Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Nga përgjimet rezulton se ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

dërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Në kuadër të operacionit “Vol-vo4 ” janë arrestuar 27 persona të cilët të gjithë do të dalin sot për masë sigurie.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *