• |
ide | kryesore

Shpallet në kërkim ‘koka’ e laboratorit të drogës në Has

Lajme, Të fundit


I konsideruar si koka e grupit kriminal për laboratorin në Has, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia.
Mësohet se Policia e Shtetit ka kërkuar mbështetjen edhe të vendeve të tjera si Gjermania dhe Italia për të rënë në gjurmë të Hoxhës.

Admir Hoxha bashkë me dy ekspert turq dhe një kosovar, u larguan nga vendi ynë disa ditë para se të zhvillohej operacioni ku përfunduan në pranga 27 persona dhe u lëshuan 44 urdhër-arreste, raporton ABC.
Pistat kryesore që po hetohetet nga prokuroria e Krimeve të Rënda është se, blerja e heroinës dhe më pas shpërndarja e saj bëhëj nga një grupi i strukturuar kriminal, Avdulaj nga Shijaku.

Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët organi i akuzës ka nisur edhe verifikimin pasuror, ndërsa do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”, familjarët e Admir Hoxhës. Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave do të shihet edhe aktiviteti tregtar i biznesmenit Hoxha e po kështu, pasuritë e paluajshtme. Nga përgjimet e prokurorisë dolën edhe emrat e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *