• |
ide | kryesore

Lubonja për Sandër Lleshin: Një këshilltar sigurie që për 5 vjet nuk e pa ndërthurrjen e policisë me krimin

Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, ka komentuar vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mosdekretuar Sandër Lleshin, i propozuar nga Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.

Lubonja theksoi se arsyeja se pse Meta e bëri këtë vazhdon të mbetet enigmë duke qenë se ende nuk ka një njoftim zyrtar për marrjen e këtij vendimi.

Ndërkohë analisti ka dhënë dy variantet e tij në lidhje me refuzimin që Meta i bëri kandidaturës së bërë nga Edi Rama.

Megjithatë analisti Lubonja ka ngritur hipotezat e tij në lidhje me refuzimin e propozimit të Kryeministrit Edi Rama.

“Sot jemi përsëri mbi hipoteza se pse e bëri Meta, njëra është që ai ka ndonjë informacion që ne nuk e kemi lidhur me figurën që të paktën atij i krijon mosbindjen për ta dekretuar. Kjo mbetet enigmë, dhe vijmë te çështja tjetër, që ndoshta Meta donte të vinte në dukje mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Problemi këtu është kryeministri. PD vuri ministrin e vet teknik, e prapë s’e përballonte dot sistemin e ngritur nga Rama. Ka shumë komente lidhur me këtë që lidhen qoftë me krizën institucionale që është krijuar, apo qoftë me personat. A është presidenti noter apo jo? Në parim ne kemi nevojë për një president mbi palët, që të shërbejë si simbol uniteti. Presidenti nuk duhet të jetë noter dhe madje të zgjidhet me 3/5 dhe jo me 51% të votave. Është modeli i noterit thjesht firmosës që kemi ne. Ne nuk dimë ende arsyet e mosdekretimit. Presidenti duhet të mbetet një figurë që të mos kontestohet kollaj. Po këtu është ndryshe. Rama sa erdhi, hoqi fotot e Nishanit, duke treguar se Presidenti këtu nuk përfillet. Mazhoranca ka prishur ekuilibrin e institucioneve, kemi një kryeministër që ka kapur gjithçka. Na ka lënë pa një drejtësi, nuk është funksionale dhe e pavarur. Shohim tendencën të kemi një formë arrogante, ashtu si dhe për Teatrin. Po ashtu është dhe çështja e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën,” tha më Lubonja.


3 Comments

  1. Krejt tjetër thuhet në titull e krejt tjetër shtjellohet më poshtë në shkrimin e lidhur me qëndrimet e Lubonjës.
    Duke lexuar titullin, mendova se ja Lubonja si gjithmonë paska qëlluar në shenjë por në shkrim nuk bëhet fjalë për konstatimin e titullit..
    Ndryshe nga dërr-dërr-dërret e ca mender me thënë analistëve që meren me interpretimin e Kushtetutës, në një kohë që Rama e ka suprimuar fare këtë institucion, Lubonja (nisur nga titulli), ka qëlluar në shenjë kur bën pyetjen ?
    Po si mund ti besohet ministria e mbrendëshme, pas dy eksperimenteve të dështuara me Tahirin e Xhafën, një Lleshi, kur ky zotëri paska qenë në 5 vite “këshilltar” i Ramës, Tahirit e Xhafës, pikërisht për problemet e sigurisë kombëtare, luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit e trafikut të drogës.
    Por çfarë lesh këshillash i paska dhënë ky “gjeneral me integritet” siç komentohet , qeverisë Rama, kur në këto vite Shqipëria ariti rekordet europiane të krimit të organizuar ?
    Presidenti Meta, nuk ka sepse të argumentojë vendimin e tij me pretendimin se nuk jam noter.
    Motivimin për mos dekretimin e Lleshit ai mund ta bënte qoftë edhe vetëm me ate që ka deklaruar Lubonja në titullin e këtij shkrimi.

  2. pse akoma me mesazhe mafjoze do vazhdoj Like koklopa? “ka dicka qe se ka bind po sna e thot neve” thot ky loqja. presidenti duhet te jet trasparent deri ne detaj se s’eshte aty per te ber mafjozin po duhet te bej punen e presidentin ne menyre trasparente. perse nuk e bind? le te na e thot. ose te thot te verteten DUA TA NGJYEJ EDHE UNE TE TEPSIA. Kur do me bo si shtetar edhe Like floriri me bllok ne dore. ti duhet te ishte ne burg po ne te kemi president o Like koklopa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *