• |
ide | kryesore

Studentët protestojnë tek MAS, bllokojnë rrugën e Durrësit

Lajme, Të fundit



Teksa u mblodhën para fakultetit ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës bllokuan rrugën e Durrësit.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë duke brohoritur: ‘ne nuk ikim’.

Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund.


2 Comments

  1. Shkoni bashkojuni banoreve te Unazes. Secili ne kete vend proteston per hesap te vet. Perca e sundo. Jemi te percare, prandaj jemi edhe te sunduar.

  2. Sado te bashkoheni motivi i protestes mbeshtetet mbi shkeljet e ligjeve te shtetit prandaj do te perfundoni ne koshin e plehrave te hietorise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *