• |
ide | kryesore

Grekja e vrarë dy të rinjve: “Më lini të shkoj, babai im do t’iu gjejë”

Lajme



Më 28 nëntor, 21 vjeçarja Eleni Tofaloudis u vra nga 20 vjeçari shqiptar Aleksandër Luca dhe 21 vjeçari grek Manoli Koukouras.

“Më lini të shkoj, babai im do t’iu gjejë”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të 21 vjeçares.

Vetë dy të rinjtë vrasës kanë rrëfyer përpara hetuesve se Eleni i është lutur atyre dhe ka bërë gjatë gjithë kohës qëndresë që të mos e vrisnin.

Për shkak se vajza i kishte kërcënuar se do t’i denonconte në polici, të rinjtë janë shprehur se kanë qenë të frikësuar dhe prandaj e hodhën në det për ta mbytur.

Trupi i viktimës u gjet në shkëmbinjtë e zonës së Fokia, në Pefkos.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *