• |
ide | kryesore

Qeveria miraton planin, energjia do të shtrenjtohet

Lajme, Të fundit



Qeveria ka miratuar planin strategjik të reformimit për sektorin energjetik, i cili mund të sjellë rritjen e çmimeve të energjisë për shumë konsumatorë duke filluar nga viti 2020.

Sipas dokumentit, brenda tremujorit të parë të vitit tjetër, institucionet përgjegjëse, ku bëjnë pjesë enti rregullator, qeveria dhe Ministria e Energjisë, do të miratojnë hapat që duhen ndërmarrë për liberalizimin e tregut dhe derregullimin e çmimeve të energjisë. Këto hapa do të mundësojnë që të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin e ulët, përveç familjeve, të dalin nga tregu i rregulluar i energjisë, pra të mos furnizohen më me çmim të rregulluar si tani, por ta blejnë energjinë në treg të lirë.

Megjithatë, dokumenti sinjalizon se çmimi i energjisë mund të ndryshojë edhe për familjarët, pasi vetë qeveria shprehet se reforma e tarifave mund të kërkojë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Ky element i politikave të reformës dhe të tjerë elemente përforcojnë nevojën për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Plani ka të detajuara të gjitha masat që do të ndërmerren bashkë me afatet përkatëse. Sipas tij, skema e re tarifore do të miratohet në fund të vitit të ardhshëm deri në tremujorin e tretë të vitit 2020 dhe po në këtë periudhë qeveria do të miratojë skemën mbështetëse për konsumatorët në nevojë.

Plani i ri parashikon ndryshime të rëndësishme në tregun e energjisë, duke përfshirë dhe privatizimin e plotë të furnizimit tek investitorë strategjikë. Kjo do të thotë që OSHEE do të mbetet shtetërore vetëm në pjesën e administrimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes, ndërsa furnizimi dhe faturimi i energjisë do t’i kalojnë privatit./tch


1 Comment

  1. Me shtrenjtimin e energjise, do varferohet edhe me shume populli, por do vidhet edhe me shume. E c;fare i ka ngelur pa rritur ketyre hajduteve? Lali fiku me bashkine, qeveria me shtepine, e cmimet per c;do dite ne rritje, e keshtu te presim rritjen ekonomike te banditeve e qeveritareve qe na shiten popull dashes, por vetem per ti rrjepur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *