• |
ide | kryesore

Ramës i dështon edhe takimi tjetër, studentët braktisin sallën: Qeveria tënde s’na blen dot

Lajme, Të fundit



Kryeministrit Edi Rama po i del tym nga koka. Takimet e tij fakultet më fakultet po dështojnë. Studentët jo vetëm që ia plasin në fytyrë dështimet, por i braktisin edhe sallat. Ndodhi në Kamëz, në Vlorë dje dhe sot në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Pasi mori fjalën një studente, ajo akuzoi Ramën se e kishte marrë në telefon në orën 10:00 të natës, si dhe i kishte shkruar sms me një gjuhë të papërshtatshme sipas saj. Më tej studentja tha se kryeministri nuk kërkon dialog, por ka ardhur në fakultet për monolog. Ajo u largua bashkë me studentë të tjerë. Ja një pjesë e debatit mes tyre.

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Rama: Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar.

 


10 Comments

  1. Taimi vazhdon ju thoni deshtoi,nuk e Han populli sapunin per djath,nuk ka mbeshtetje 100% se do kishim komunizem si ne kohen e sales,studentet nuk meren me hallet e vete,por bejne batuta me ramen,ky eshte nivel shpellaresh

  2. Bravo, jeni shpresa jone.
    Rezistenza kunder tiranit,
    Liria kunder shtypjes,
    Arsyeja kunder arrogonces,
    Drita kunder erresires,
    Trimeria kunder servirlizmit,
    Jeni shpresa kunder vdekjes,
    Jeni bijte e Gjergj Kastriotit,
    Jemi shqiptar!

  3. A më duket vetëm mua sjellje e çuditëshme në kufinjtë e një manjaku të marrësh në tel në orën 10 të natës një femër që nuk e njeh? Çudi që nuk i bën njeriu përshtypje në Albanistan që kryeministri i vendit merr në tel një adoleshente në orën 10 të natës. Në perëndim do ishte bërë të paktën temë emisonesh për javë me radhë e do ta kishin bërë për ujë të ftohtë kurse këtu albot as e rruajnë fare. Është dhe një lesh më sipër që ankohet për sjelljen e studentes, nga do mësojë ajo nga kryeleshministri që e merr në tel në 10 të natës se nuk i pëlqeu komenti i saj në facebook? Hajde shoqëri leshi që jemi bërë!

    1. Mos ja vë re Ramazonit o Flamur ! Atij i zjen koka e nuk e zë gjumi për “hallet e popullit”
      A nuk e sheh që ai është shumë më i merakosur për studentët se vetë ata për veten e tyre ?
      Studentët flasin maksimum 10-30 sekonda , ai fillon e të llafosë e nuk mbaron t’ju a qajë hallin 16 orë në ditë, E nisë në mëngjz me facebook apo Twiter, vazhdon gjithë ditën në ERTV e tij apo mediat “e pamvarura” e vazhdon edhe në orën 22 të natës që të “këshillojë” studenten se nuk ka gjë më të bukur sesa të dëgjosh monologjet e tij.
      Mandej, kini pak mëshirë edhe për të gjorin Rama-zon ?
      Ai ca i ka nja dy drasa mangut në kokë që në rininë e tij, e ju po ja hiqni edhe ata drasa që i kanë ngelur.
      Njeri është i gjori edhe ai.
      Lereni more të flasë 24 orë pa pushim se ai po s’foli, rrezik t’ja jap vetes me kobure.
      E ç’të bëjë mandej Shqipëria pa një kryeministër dy metrosh që na e ka zili bota ?

  4. O derman, lere kete pune me dinjitet, se u bere gazi botes. Kaq shume perfitime ka pushteti sa po duron gjithe kete poshterim?
    Lere kryeministrin se ti dhe ne France ke treguar qe mbijeton. Do gjesh dhe ti nje pune, sa per te mbajtur frymen gjalle.

  5. Po c’pidhin e motres dhe gruas tende ke qe e kruan me te tere komentuesit o -rop qire-i ridhjerjes komento per lajmin mos repliko me komentueset o te shkedhevsha ato -nafijet-e shtepise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *