• |
ide | kryesore

Aksident me disa të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Laç, në vendin e quajtur ura e Milotit, ku janë aksidentuar dy automjete.

Sipas raportimeve të para mësohet se nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *