• |
ide | kryesore

Kreu i opozitës greke ka një paralajmërim për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës greke ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek. Kyriakos Mitsotakis, kryetari i partisë ‘Demokracia e Re’ në Greqi, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.

‘Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.

Dy ditë më parë, edhe Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras bëri apel për respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si kriter i pacënueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në BE. /tvklan


5 Comments

  1. Qelbesire afro aziatike !! ku jan te drejtat et shqiptarve ne greqi ????
    Rroft republika e çameris !! dhe gjith shqiptaret !!

  2. Si ka mundësi që në nji anë ata as që e pranojnë që ka shtetas grek me kombësi shqiptare (Camët ortodoks etj ….) dhe në anën tjetër mbeten tu bërtit si të çmendun për të drejtat e minoritarve grek ( të cilët nji pjesë jo e vogêl janë vlleh pra jo grek) në Shqipni!!

  3. Ky zeri qe ngrejne keta greke, e ka origjinen tek mos funksionimi, e servilizmi i shtetit e shtetareve tane. Pakica ka edhe ne greqi por asnjehere nuk jane ndier per te drejtat e tyre, po ato ne shtetet fqinje i kerko, e biles me ze te larte. Ne kete mareveshje, edhe ata (greket) duhet qe po me te njejtet parametra maredheniesh te rrespektojne pakicat shqiptare, e cilen do, por ato nuk i njohin, sepse i kane greqizuar nepermjet fese, duke i kethyer ortodokse, e keshtu ua mohon origjinen e trashegimerine. Kemi te bejme me nje grek qe thote” beni si theme une, e mos beni si bej une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *