• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale, KQZ kërkon të punësojë 337 persona

Lajme, Të fundit



KQZ ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në kuadër të tyre do të punësohen rreth 337 persona me kontratë të përkohshme nga 3 deri në 5 muaj. Magazinerë, specialistë juridik e shërbimesh, teknik, sallë, përkthyes dhe operator janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ.

Paga e tyre do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimi. Mësohet se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë.

Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. Megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ. Sa i përket numërimit të votave, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave. Në këtë mënyrë subjektet do të kenë mundësi të ndjekin procesin por dhe të kënë provë nëse duan të ankimojnë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *