• |
ide | kryesore

Grabisin në Itali, dy shqiptarët kapen lehtësisht nga policia

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar lehtësisht dy shqiptarë pasi vodhën në një komunë në Qytetin Metropolitan të Cagliarit.

Pasi hynë në shtëpi, në tentativë për t’u larguar, njërit prej tyre i ka rënë portofoli së bashku me dokumentet. Kjo bëri që identiteti i tyre të zbulohej lehtësisht.

Shqiptarët janë hedhur nga dritarja dhe më pas u arratisën përmes kopshtit.

Pronarët e shtëpisë janë konfrontuar fizikisht me dy grabitësit, por ndërhyrja në kohë e shërbimit të policisë ka frikësuar ata dhe më pas janë detyruar të largohen. Pas gjetjes së portofolit, policia italiane është shprehur se dy grabitësit janë shqiptarët me iniciale M.F  dhe M.A.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *