• |
ide | kryesore

Rritet sërish vlera e PPP për Thumanë-Kashar, 22 milionë euro për 1 km

Lajme, Të fundit



Teksa qeveria shqiptare po zbaton një program investimesh publike nëpërmjet kontratave PPP, serioziteti i procesit duket se është cënuar rëndë prej shifrave të ndryshme që jepen për koston e një projekti në dokumentet zyrtare.

Sipas relacionit që shoqëron buxhetin 2019, qeveria raportoi si kosto buxhetore për aksin Thumanë -Kashar shumën prej 45.5 miliardë lekë, ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka raportuar në Kuvend se kosto totale buxhetore e këtij projekti është 56.3 miliardë lekë (440 mln euro) ose 22 % më e lartë se programi buxhetor.

“Kostoja buxhetore totale e parashikuar është 56.3 miliardë lekë. Kosto buxhetore mesatare ndër vite, në 13 vite, është 4.3 miliardë lekë. Ky është investim i menjëhershëm, duke futur në tregun vendas më shumë likuiditet, mundësi për vende të reja pune, e përmenda aksin” është shprehur Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas procesverbalit të zbardhur të Kuvendit.
Në fund të viteve 2000 qeveria shqiptare, pasi përfundoi punimet kryesore në autostradën e Kombit renditi si prioritet një autostradë në pjesën qendrorë të vendit, përkatësisht në Thumanë-Rrogozhinë për të lidhur autostradën e re të Veriut me Jugun sipas një varianti më të shkurtër dhe për të shmangur trafikun në këtë zonë mjaft të ngarkuar tashmë.

Kostot e PPP-ve vijnë me një mungesë të theksuar transparencë teksa Ministria e Energjisë dhe ajo e financave kanë përllogaritur kostot pa përfshirë interesat dhe fitimin e kompanive.
Aksi Thumanë -Kashar shtrihet në 20 kilometra dhe sipas vlerës së fundit që ka raportuar Ministri Ahmetaj kosto për kilometër arrin në mbi 22 milionë për kilometër me një kosto totale 440 milionë euro.

Thumanë-Kashar u përfshi në 13 projektet prioritare të strategjisë sektoriale të transportin për periudhën 2016-2020. Dokumenti që ka marrë miratimin e qeverisë parashikonte fillimisht një kosto 92 milionë euro për 20 kilometrat , por tani dy vite më vonë nga strategji në fuqi qeveria shqiptare e kontraktoi segmentin për ndërtimin nëpërmjet koncesionit me PPP kundrejt 220 milionë eurove, teksa kosto totale sipas variantit të fundit të paraqitur nga ministri në Kuvend shkon 440 milionë euro ose 22 mln euro për kilometër. Koncesionin e fitoi kompaninë Gener 2 pasi dha ofertën më të ulët.


7 Comments

  1. U NIS ME 92 MILON EURO DHE PERFUNDOI 440 MILION EURO . KUSH I BEN KETO PREVENTIVA NJE ZOT E DI . JU SI RILINDJE QIJINI ROPT . ME KETE POPULL DELE JU MUND TE LIVADHISNI SI TE DONI .
    VETEM REVOLUCIONI I BEN DERMAN KETIJ VENDI .

    1. Mos u nxito ne llogjiken tende… Nuk ishte 92 miljon euro…

      Ofertat per ate rruge ishin:

      “Gener 2” = 225.8 milionë euro. ( fituesi)
      “Gjikuria” = 274,588,575 euro,
      “Alpin” = 283,809,745 euro
      “Gruppo Adige Bitumi”= 298,402,895 euro.
      “lupo Consorcium” = 299,698,534 euro.

      Nuk e di nga e nxorre ti kete 92 miljon euro

      1. NE FILLIM U THA SE KUSHTON 92 MILION , PASTAJ RRETH 225 , ME VONE RRETH 365 MILION DHE SE FUNDMI NE BUXHET TE 2019 ESHTE BERE 440 MILION . KETO JANE MESE TE SAKTA . PERVECSE MAVI QEKE EDHE I GJIKNURIT POR REALITETI E MUND TE GENJESHTREN .

        1. PO shoh se ne komentin tuaj bazoheni ne ‘ THUHET’ , ‘ U THA’ .. ( pra thashetheme portalesh) . dhe ne fund te komentit nuk harron te me etiketosh si te Gjiknurit apo Mavi.. per ta mbyllur pastaj me frazen bajate ‘ REALITETI E MUND TE GENJESHTREN’ … Patetike.

          O njeri . Eshte lidhur kontrata.. Ka mbaruar gjithshaka.. Rruga do kushtoje 225,8 miljon. Por ne buxhetin e 2019 planifikohen dhe shpronesimet, dhe shume shpenzime dytesore qe shkaktohen nga ndertimi i Rruges.. si zhvendosje linjash elektrike, zhvendosje infrastrukture , kanalizime dytesore, etj etj etj .

  2. Ministrii i finacave Ben Ahmeti, para se te shkoj ne pune , pi kafe te Padam nga dhe ku merr uzhezimet perkatese per Ramen dhe ky i fundit firmos per interesat e perbashketa me oligarkine pa iu dridh dora
    Sistem i ndyre korupsion pa kufi

  3. O mica anglishtfolese e financave, me fondet qe vidhen ne kete rruge doni me pagu koncesionin e aeroportite kuksit? Te pakten ndryshojeni ligjin e prokurimeve. Te marresh tender mbi 100 mije euro dohet te jesh kriminel, burgaxhi ose grup i strukturuar kriminal. Perjashtohen nga tenderat mbi 100 mije euro nderkombetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *