• |
ide | kryesore

Gara për zgjedhjen Kryeprokurorit, cilët emra plotësojnë kriteret

Lajme, Të fundit
Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg



Që nga momenti i ngritjes së KLP-së dhe zgjedhjes së kryetarit dhe zv/kryetarit të saj, ka nisur numërimi mbrapsht i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe i ngritjes së strukturave të reja të organit të akuzës, ashtu sikurse e parashikon ligji.

Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm. Ne mbledhjen e zhvilluar, ku u zgjodh Gent Ibrahimi, kryetar, ishte edhe Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, e cila drejtoi Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku u zgjodhën anëtarët aktualë nga radhët e Prokurorisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së parë, Marku nuk preferoi të komentonte për mediat nëse do të shpallte kandidaturën për Kryeprokurore tashmë që u ngrit KLP-ja.

“Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike. Në listën e prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri”- shkruan Lapsi.al

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar. Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 vite punë në sistemin e drejtësisë.


1 Comment

  1. nafijjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjja qe tund dybekun do te zgjidhet pasi ja mori doren kesaj pune dhe ka shtysin ulsi majen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *