• |
ide | kryesore

PD sulmon sërish televizionin e Karlo Bolinos: ERTV 2 shërbëtor i Ramës dhe Veliajt, bojkotojeni si ekran

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike vijon sulmet ndaj televizionit te Karlo Bolinos, Report Tv. Pak ditë pas sulmeve direkte në këtë ekran të kryetarit Basha, sot nga selia blu ka dalë një tjetër deklaratë zyrtare kundër Report Tv, televizion që PD e etiketon si ‘Ertv 2’. Në deklaratë thuhet se Report Tv ka mashtruar me një lajm sipas së cilit pretendohet se në pamje shfaqet shtëpia e Lulzim Bashës me 4 shtesa të paligjshme. Më poshtë deklarata e plotë.

Pergenjeshtrim per ERTV 2 ( Report tv)

Televizioni ERTV 2, të cilin publiku e njeh me emrin Report TV, ka shkelur çdo standard të gazetarisë për t’i shërbyer në mënyrë mjerane padronëve që e furnizojnë me para, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ramës dhe Veliajt në Report TV.

Nëse kjo kioskë televizive do të kishte për qëllim të thoshte të vërtetën dhe të mos u shërbente qindra mijëra eurove të paguara nga pushteti i korruptuar i Rilindjes, do të kishte verifikuar se shtëpia e Lulzim Bashës është në një pallat tjetër dhe nuk ngjan aspak me atë që u paraqit në pamjet me dron nga ERTV 2.

Këta shërbëtorë mjeranë, që pasurohen për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, meritojnë të bojkotohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen me vërtetësi, pa u helmuar nga makineria e propagandës së një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.


6 Comments

  1. ERTV2, eshte me se egzakt, sepse po te shikoni programet, e intervistat qe ne mengjes, duken qe jane abone, dhe aty flasin vetem kuqale te vjeter e te rinj, e po u mundove qe te futesh ne linje per te dhene opinion, eshte e kote. Ky pronar italian i shqiptarizuar gjoja, erdhi si rrjepacak, e na u be bos, si pronar gazetash, e TVje, si eshte e mundur kjo, kur kemi me dhjetra gazetare tanet, qe sot e kesaj dite vetem bejne raportazhe e kryejne detyrat e pronareve, kurse ky ,qe ne itali se donin ta shihnine degjonin, ketu ben sikur kontribon per demokracine, por me shume ne sherbim te pushtetit te sektit mafioz. Andaj theme se dhe ky eshte si keta pushtetaret tane bandito_ mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *