• |
ide | kryesore

Rrëzohet Arta Marku/ Gjykata Administrative i jep të drejtë prokurorëve të Shullazit

Lajme, Të fundit



Arta Marku mbushi një vit në krye të postit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Pas mësimit që i dhanë vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, duke i tërhequr vëmendjen për mungesë lidershipi, leksioni numër dy i jepet zonjës Marku nga gjyqësori.

Është Gjykata Administrative e cila ka shpallur si të pavlefshëm urdhrat e transferimit të prokurorëve që u firmosën nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme gjatë debatit për Shullazin. Në dy vendime të ndryshme, Gjykata Administrative çmon se urdhrat e transferimit të prokurorëve të Krimeve të Rënda duhet të ishin minimalisht të argumentuara, edhe pse në atë kohë Arta Marku u justifikua publikisht duke thënë se nuk mund të rrinte duarkryq.

“Të dashur qytetarë, unë vërtet jam Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, por krimi i organizuar punon me kohë të plotë. Është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme për cilindo prokuror që refuzon pa asnjë shkak ligjor që të ushtrojë detyrën e tij”, thonte Marku.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Arta Marku garoi për këtë detyrë me premtimin se nuk do të ndiqte gjurmët e Adriatik Llallës për komandimet, por në fakt ndoqi të njëjtën formulë.

“Lidhur me kërkimin e paditësit për paligjshmëri të aktit administrativ objekt gjykimi, gjykata vlerëson se urdhëri bie kundërshtim me nenin 59 të ligjit numër 96 2016. Ai nuk përmban elementët e domosdoshëm të kërkuar nga ky ligj. Për këtë arsye ky akt duhet shfuqizuar”, lexohet në një vendim të Gjykatës Administrative.

Pavarësisht moderimit të ligjit duke hequr termin komandim e duke e zëvendësuar me termin caktim, në fakt prokurorët vazhdojnë të qëndrojnë të komanduar për një afat më tepër se tre muaj. /Tch


10 Comments

  1. Nuk mund te vesh te paafte dhe te pretendosh te punojne me standard…Sikurse nuk mund te votosh nje KM piktor dhe te pretendosh mireqenie…por bojna po!!

  2. Po shyqyr si fillim se kane urdher mos te japin vendime kunder shtetit .

    Ajo eshte nje prokurore bastarde me gjithe ekipin e saj virtuoz te servilave ne kabinet dhe ne prokurori .

    Kryeprokurore kamikaze e rames ulsiut dhe xhafes

  3. Tani ska tv ose tellall te paguar qe kesaj organizate kriminale “rilindje “ ti mbuloje te zezat.
    BOLL me mashtrime she korrupsion !

  4. Dakort jam ta zgjedhin Prokurore te Pergjithshme por me nje kusht nese arrin te japi 20 minuta interviste live ne nje tv qe deshiron, se eshte fakt qe sdi te lidhi dy fjale dhe akoma se ka degjuar njeri te flasi. Kjo pra eshte prokuroria qe duam, ska rendesia ca perfaqeson rendesia ka qe je shoqja Mones dhe Ulsit.

  5. Po mos te ishin ndruar ata pisat, shullazi do ishte jasht sot. Mos ia fusni pordhes kot. Mbase ka qen jo i drejt vendimi per transferim po ka qen i domosdoshem.

  6. Kush e njeh thuaj ta nderroj kete xhakete a pallto se ngjan si ata te shkolles se shurdh memeceve ne kohen e Dulles

  7. Transferten e beri mrika e koheve te sotme se mbrojti saje qorrin, qe mos te denohej, dhe per Shullazin, e ndihmoje qe ne akuze te mos kishte per vepra te tjera. qellimi ka qene per keta te dy kokat e krimit, e per shume zullume te tjera, per akuza ndaj ministrave hajdute, e shperdorimeve qeveritare qe jane miliona, por qe asnjeri nuk mba pergjegjesi, sepse kjo eshte prokuroria e duhur per rilindjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *