• |
ide | kryesore

Braçe u ironizua nga studentët, por do drejtojë Paktin për Universitetin

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka surprizuar jo pak kur mes të shkarkuarve të kabinetit qeveritar ishte edhe zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në vendin e saj, kreu i qeverisë emëroi deputetin socialist, Erion Braçe. Detyrë për Braçen, siç u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS do të jetë drejtimi i Paktit të Qeverisë për Universitetin në dialogun me studentët për t’i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të tyre përmes planit të ekzekutivit me 12 pika.

Braçe ishte person i ironizuar gjatë protestës studentore.

Para pak ditësh, studentët e kanë ndjekur deputetin socialist Erion Braçe kur ka dalë nga Parlamenti dhe po ecte në pedonale duke iu drejtuar me thirrjet: “Turp” dhe “I duam tarifat sa Erion Braçe”.

Vetë deputeti u ka thënë të ruajnë etikën duke drejtuar ndaj tyre edhe disa epitete.


2 Comments

  1. Ja ky është edvini lapangjozi i vërtetë, për tu hakmarrë ndaj studentëve që ia mblodhën si askush në këto 5 vjet, vendos pikërisht personin me të cilët studentët ishin tallur më parë.

  2. Studentet te marrin nje tel bronxi dhe ta mbytin fare kete hajdutin e autobusit.te te vjedhe taksat edhe erion servil xhuc i peshtire deri ne neveri brace eshte tja heqesh vetes: Bam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *