• |
ide | kryesore

Lihet mënjanë Kiço Londo, Jonida Beqo zgjidhet drejtore e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Lajme, Të fundit



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur dhe për një emërim të fundit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental nuk do të jetë Kiço Londo, por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”.

Kiço Londo ishte në konkurs përballë Jonida Beqos. Prej të dyve, Beqo është zgjedhur si fituese e këtij posti.

Diferenca mes tyre është se Beqo ka dalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Kiço London kundër.
Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo.


3 Comments

  1. Urime dhe sa me shume pune te bukura! Eshte nder per nje teater te drejtohet nga nje zonje e thjeshte, e vertete dhe shume punetore qe ka krijuar me teatrin e qytetit modelin e nje agjensie prej nga ku mund te behen me mire edhe teatro te qyteteve te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *